Ka ndërruar jetë ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Masar Bakija.
Lajmin e ka konfirmuar ish-bashkëluftëtari i tij dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i cili ka shprehur dhimbjen për humbjen e një figure të shquar të luftës për liri.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Masar Bakija. Majori Masar Bakija ishte pjesë e betejave të qytetit të Gjakovës së bashku me shumë luftëtarë e heronj të kësaj ane. Masari ishte njeri i guximit dhe sakrificës, që i shërbeu atdheut me nder, si gjatë luftës ashtu edhe në TMK. Kontributi i tij për lirinë dhe vendin tonë nuk do të harrohet kurrë. Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona dhe në historinë që ndërtuam së bashku. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve. U prehtë në paqe. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, u shpreh Haradinaj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


