Ndërron jetë elektricisti Arjan Kraja, heroi që shpëtoi dy fëmijë në Velipojë

Ndërron jetë elektricisti Arjan Kraja, heroi që shpëtoi dy fëmijë në Velipojë

Ndërron jetë elektricisti Arjan Kraja, heroi që shpëtoi dy fëmijë në Velipojë

Pas tre muajsh në koma ka ndërruar jetë Arjan Kraja, punonjësi i OSSH-së që shpëtoi nga mbytja dy fëmijë të mitur në Velipojë. Ai pësoi një ishemi pas aktit heroik dhe që prej asaj dite ndodhej në gjendje kome.


Lajmi i hidhur është konfirmuar nga Operator i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë ), ku Kraja punonte prej vitesh si shef grupi.

“Me keqardhje të thellë Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të dashur, Arjan Kraja. Gjatë viteve të tij në detyrë si shef grup, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në punë, si dhe mirësinë e tij njerëzore, që e bënte të respektuar e të dashur nga të gjithë kolegët”, thuhet në reagimin e OSSH-së.

Në përfundim të reagimit, OSSH u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij.

Arjan Kraja ishte në koma prej tre muajsh, pasi kishte hyrë në det në plazhin e Velipojës për të shpëtuar dy fëmijë që po rrezikonin të mbyteshin.

Ai arriti të shpëtonte jetët e tyre, por vetë përfundoi në gjendje të rëndë shëndetësore, duke mos arritur të rikuperohej.