Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente në QKUK si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Lajmin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla i cili tha se viktima kishte arritur në gjendje të rëndë, raporton KlanKosova.tv.
Syla tha se pavarësisht përpjekjeve nga stafi mjekësor, i riu nuk ka arritur t’iu mbijetoi plagëve të marra.
“Në Emergjencë ka ardhur një person me plagë nga arma e zjarrit. Personi ishte i lindur në vitin 1996 dhe, përkundër masave që kemi ndërmarrë, ai nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë në orën 18:20”, tha Syla për KlanKosova.tv.


