Ndërroje muzikën! – Çka po paralajmëron Uran Ismaili në videon e fundit?

Ndërroje muzikën! – Çka po paralajmëron Uran Ismaili në videon e fundit?

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ndarë sot një video në rrjetet sociale ku pasqyrohet gjendja e rënduar e kolonave të përditshme të makinave në kryeqytet.

Përmes kësaj qasjeje kreative që po e shoqëron fushatën e tij, Ismaili ka paraqitur në mënyrë simbolike zhurmën e borive të makinave të bllokuara në trafik, e cila shndërrohet në një lloj “kolone zanore” të jetës së përditshme të qytetarëve të Prishtinës një muzikë e detyruar që përshkruan kaosin urban.

“Mos i humb edhe 4 vite në kaos. Ndërroje muzikën!”, ka shkruar Ismaili në postimin e tij.

The post Ndërroje muzikën! – Çka po paralajmëron Uran Ismaili në videon e fundit? appeared first on Klan Kosova.