Tuesday, March 3, 2026
spot_img
HomeLajmeNdërpritet përkohësisht qarkullimi në rrugën Kijevë–Dollc, shkak riparimi i një grope

Ndërpritet përkohësisht qarkullimi në rrugën Kijevë–Dollc, shkak riparimi i një grope

Rruga nga udhëkryqi Gjakovë–Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik do të mbyllet nga nesër, 4 mars, për shkak të punimeve që do të kryhen.

Qarkullimi do të ndërpritet nga ora 8:00 e së mërkurës dhe ndërprerja mund të zgjasë deri në 48 orë.

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se do të riparohet gropa pranë urës në vendin e njohur si Kalaja e Dollcit.

“Ju njoftojmë se të mërkurën, më 04.03.2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9, segmenti Kijevë–Dollc (LOT-4), do të realizohet riparimi (sanimi) i gropës pranë Urës nr. 7, në kilometrat 10+893.15 deri në 10+947.32, në vendin e njohur si Kalaja e Dollcit. Për shkak të zhvillimit të punimeve, do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi Gjakovë–Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ministria ka theksuar se ndërprerja e trafikut do të zgjasë deri në përfundimin e riparimit të gropës, “por jo më gjatë se 48 orë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT