Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në lagjen “Hysen Tërpeza” në Gjilan

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në lagjen “Hysen Tërpeza” në Gjilan

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka njoftuar se furnizimi me ujë në lagjen “Hysen Tërpeza” në Gjilan është ndërprerë përkohësisht, për shkak të një dëmtimi në gypin furnizues.

Sipas njoftimit, ekipet teknike të kompanisë janë në terren dhe punimet për sanimin e defektit pritet të përfundojnë gjatë ditës së nesërme, përcjell Telegrafi.


“Si pasojë e dëmtimit të gypit furnizues në lagjen Hysen Tërpeza, jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë deri nesër, kur do të bëhet sanimi i defektit”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidromorava”.

Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve dhe ka theksuar se furnizimi do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve. /Telegrafi/