Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka njoftuar se për shkak të një rrjedhjeje në gypin Ø400 mm, është e nevojshme ndërprerja e përkohshme e furnizimit me ujë në qytetin e Fushë Kosovës.
Ndërprerja do të zgjasë rreth një orë, pasi ekipet teknike janë duke punuar për sanimin e defektit në gypin që furnizon zonën përmes linjës Ø630 mm nga fabrika e ujit në Shkabaj.
Nga kompania është bërë e ditur se po punohet me intensitet që ndërhyrja të përfundojë sa më shpejt dhe furnizimi me ujë të rikthehet në normalitet.