Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të dëmtimit të dy shtyllave elektrike në rrugën “Isa Kastrati”, është ndërprerë përkohësisht furnizimi me energji elektrike në këtë zonë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në Gazetën Sinjali, disa qytetarë kanë dërguar fotografi nga ky dëmtim i shtyllave.
Ndërsa, sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja është bërë nga kompania KEDS dhe pritet të zgjasë për rreth 3 deri në 4 orë, deri në sanimin e plotë të dëmit dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me energji.
Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të Policisë së Kosovës dhe të KEDS-it janë të angazhuara në terren dhe po punojnë intensivisht për të rikthyer sa më parë normalitetin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);