Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes për disa zona në Suharekë.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të prekë konsumatorët e fshatit Studenqan, më 27 mars 2026, në intervalin kohor nga ora 10:00 deri në 14:00.
Arsyeja e kësaj ndërprerjeje lidhet me realizimin e punimeve nga ekipi i mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit, konkretisht me pastrimin e rezervuarit të ujit.
Nga kompania u është bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë kohëzgjatjes së punimeve, duke theksuar se këto ndërhyrje janë të nevojshme për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemit të furnizimit me ujë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


