Ndërprerje e furnizimit me ujë në Fortesë të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin kryesor

Ndërprerje e furnizimit me ujë në Fortesë të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin kryesor

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se aktualisht fshati Fortesë po përballet me ndërprerje të furnizimit me ujë, si pasojë e një defekti në gypin kryesor Ø110mm.

Sipas kompanisë, dëmtimi është shkaktuar gjatë punimeve në terren nga një operator ekonomik, ndërsa ekipet teknike të KRU “Gjakova” kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur, përcjell Telegrafi.


Kompania u kërkon mirëkuptim banorëve të Fortesës, duke siguruar se do të informohen menjëherë sapo të përfundojnë punimet dhe furnizimi të normalizohet plotësisht. /Telegrafi/