20:27 / E Mërkurë, 16 Prill 2025 / Gj. Sh
Është ndërprerë ndeshja e tretë çerekfinale e play-offit të Superligës, mes Prishtinës dhe Vëllaznimit.
Gjyqtarët vendosen ndërprerjen e ndeshjes, pasi tifozët bardhekaltër hodhën mjete piroteknike në parket.
Të dyja kuadrat u futen në zhveshtore, derisa në momentin e ndërprerjes, Prishtina ishte duke udhëhequr me rezultat 49-39./IndeksOnline/