Ndërmarrja “Stacioni i Autobusëve Prishtinë” ka njoftuar se në hapësirat e saj janë duke u zhvilluar punime për rikonstruktimin e fontanës publike.
Në njoftim thuhet gjatë kësaj kohe, një pjesë e fontanës do të jetë e paqasshme për publikun.
“Gjatë kohës së realizimit të punimeve, një pjesë e hapësirës përreth fontanës do të jetë e rrethuar dhe e pamundshme për qasje publike”, u tha në njoftim, teksa kërkuan mirëkuptim dhe bashkëpunim, si dhe respektimin e sinjalizimit dhe udhëzimeve të vendosura në terren.
Këto punime u tha se janë pjesë e angazhimit për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e një ambienti më të pastër, më funksional dhe më estetik për të gjithë udhëtarët dhe qytetarët që frekuentojnë këtë zonë. /Klankosova.tv
The post Ndërmarrja njofton për punime te fontana në Stacionin e Autobusëve appeared first on Klan Kosova.