Ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë, presidentja Osmani: A e prishni ju ditën me fëmijë me tema të Vuçiqit?

Ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë, presidentja Osmani: A e prishni ju ditën me fëmijë me tema të Vuçiqit?

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marr pjesë në hapjen e festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë.

Osmani në këtë ngjarje u pyet lidhur me deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe ndërhyrjet në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, por tha se nuk prishet dita me fëmijë me tema të Vuçiqit.


“A e prishni ju ditën me fëmijë me tema të Vuçiqit”, tha ajo.

Ndryshe, një ditë më parë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe veprimeve të vazhdueshme nga akterë shtetërorë dhe jo-shtetërorë të Serbisë, të cilat i ka cilësuar si ndërhyrje serioze në procesin zgjedhor komunal të tetorit në Kosovë.

Sipas Kurtit, veprimet e Serbisë, përfshirë premtimet për vende pune, joshjet përmes përfitimeve financiare dhe deklaratat e zyrtarëve të Beogradit se vetëm Lista Serbe mbron interesat e komunitetit serb në Kosovë, janë metoda të përsëritura që kanë për qëllim të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve në vend.