E diel, 20 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizNdasitë në Epope - brenda kësaj qeverie ka njerëz anti-UÇK (VIDEO)

Ndasitë në Epope – brenda kësaj qeverie ka njerëz anti-UÇK (VIDEO)

Në këtë përvjetor të 27-të të Epopesë së UÇK-së, kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhevit Jashari, foli edhe për arsyen e mosbashkëpunimit me qeverinë aktuale të vendit:

“Në institucione, sidomos në tri ulëset kryesore, Kryetarja e Shtetit, Kryetari i Kuvendit dhe Qeveria, duhet të respektojnë rrugën e bërjes së lirisë”.

Sepse duke e respektuar këtë rrugë, respektojmë edhe të gjithë ata që kanë dhënë diçka për të arritur deri këtu. Me një qëndrim të tillë të drejtë, ecim të bindur në rrugën dhe amanetin e dëshmorëve. Përveç lirisë dhe çlirimit, ne kishim synim edhe bashkimin”.

Arsyeja pse nuk jemi bashkë në shënimin e Epopesë së UÇK-së është sepse ne, si organizatë, kemi menduar dhe vepruar që të mos i fyejmë dëshmorët. Por brenda kësaj qeverie ka njerëz anti-UÇK”, u shpreh Jashari.

Ndiq detajet, në videon vijuese:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT