E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeNdarja nga jeta e Papa Françesku në moshën 88-vjeçare – deklarata e...

Ndarja nga jeta e Papa Françesku në moshën 88-vjeçare – deklarata e VatikanitSinjali

Papa Françesku ka ndërruar jetë më 21 prill, gjatë ditës së Pashkëve, në rezidencën e tij në Casa Santa Marta të Vatikanit, në moshën 88-vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një njoftim të dhënë nga Kardinali Farrell, u shpall vdekja e Atit të Shenjtë.

“Me një dhimbje të thellë, ju njoftojmë se Papa Françesku, Peshkopi i Romës, është kthyer në shtëpinë e Atit në orën 7:35 të mëngjesit, me orën lokale. Jeta e tij e gjithë iu përkushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij”, tha ai.

Papa Françesku ka lënë pas një trashëgimi të thellë, duke i mësuar botës të jetojë sipas vlerave të Ungjillit me besnikëri dhe dashuri për të varfrit dhe të margjinalizuarit.

“Ai na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve”, raporton BBC.

Jorge Mario Bergoglio, i njohur si Papa Françesku, u zgjodh Papa në vitin 2013, pas dorëheqjes së Papa Benedikti XVI, dhe ishte papa i parë nga Amerika Latine dhe një nga papët më të afërt me popullin.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT