Lidhja mes Albës dhe Limi-t tashmë ka përfunduar. Këtë e ka konfirmuar vetë ish-fermerja mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit Ferma VIP.
E pyetur nga moderatorja Luana Vjollca nëse është ende në një lidhje me Limin, Alba konfirmoi publikisht ndarjen, një lajm që kishte qarkulluar prej ditësh në rrjetet sociale.
Luana: Je më me Limin?
Alba: Fjala është thënë.
Luana: Jeni ndarë?
Alba: Po.
Nuk munguan as batutat e zakonshme të opinionistëve Kastro Zizo dhe Zhaklin Lekatari, të cilët e ngacmuan Albën në lidhje me partnerin e saj të ardhshëm.
Kastro: Nga kush i tha fjala e fundit?
Alba: Pak rëndësi ka.
Zhaku: Rëndësi ka që Alba e mori mësimin e saj.
Kastro: Unë kam besim se Alba do dalë me ndonjë deklaratë se e do Tosk, Bektashi.
Alba: Kastro, unë nuk i ofendoj të tjerët.
Kastro: Je gati për një lidhje me një Tosk?
Alba: Jo, jam prapë me veriorët.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!