Aktorja shqiptare, Elia Zaharia, ishte këtë të shtunë në “ArtKand” ku ka prezantuar librin e saj për fëmijë “Perla dhe Dreri i Artë.
Elia iu përgjigj pyetjes së gazetares Jetona Koçibelli, në lidhje me divorcin me Princ Lekën dhe se si e ka përballuar ajo.
“E gjithë jeta ka ditë për ditë sfidat dhe ulje ngritjet e veta. Nuk është asnjëherë betejë e fituar sepse jeta të rrezon dhe të ngre. Ajo që është e rëndësishme është që njeriu sa herë të ngrihet të mos harrojë të ngrihet njeri”, u shpreh ajo.
Foto: Instagram
Tutje tha: “Sepse dhimbja apo sfidat që kalojmë ndonjëherë e shuajnë dritën dhe dashurinë që duhet t’i qasemi jetës, njerëzve, punës, dhe unë këtë jam munduar të bëj”.
Elia theksojmë se i dha fund martesës me Princ Lekën, një divorc i shoqëruar me shumë përplasje mes tyre, të cilat u bënë edhe publike.
Foto: Instagram
Në fillim të këtij viti, Gjykata e Tiranës dënoi Princ Leka Zogun me 1 vit burg, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove për akuzën “Dhuna në familje”.
Princ Leka tani po shijon një lidhje të re dashurie me fotografen Blerta Celibashi. /Telegrafi/