E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeNdalohet personi i cili e kishte shkaktuar aksidentin në fshatin Dren më...

Ndalohet personi i cili e kishte shkaktuar aksidentin në fshatin Dren më 17 shkurt

Policia ka arritur të identifikojë personin dhe automjetin e përfshirë në aksidentin që ndodhi më 17 shkurt në mes dy veturave, i cili kishte ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Jarinje, më saktësisht në fshatin Dren.

I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes në ditën kur kishte ndodhur aksidenti.

“Pas hetimeve dhe verifikimeve profesionale të kryera nga zyrtarët policorë, është identifikuar i dyshuari D.V., i lindur në vitin 1972 i cili është intervistuar në lidhje me aksidentin dhe largimin nga vendi i ngjarjes. Rasti është proceduar sipas procedurës së rregullt dhe i njëjti është dërguar në Gjykatën për Kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndër tjera, shtohet se gjatë verifikimit në bazën e të dhënave të policisë, është konstatuar se i dyshuari ka qenë duke drejtuar automjetin nën masën e shqiptuar për ndalimin e ngasjes së automjeteve. Për këtë arsye, ndaj tij është shqiptuar kundërvajtje. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498