Ndalohet një person për korrupsion dhe mashtrim në prokurim publik në Prizren

Ilustrim, Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë zhvilluar hetime lidhur me dyshimet për veprime të kundërligjshme në procedurat e prokurimit publik, me ç’rast është ndaluar një person.

Si rezultat i hetimeve, sot është realizuar një kontroll në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren, në disa lokacione të lidhura me rastin, gjatë të cilit janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektronike dhe dëshmi tjera materiale që mund të shërbejnë në procedurën hetimore.

Policia ka njoftuar gjithashtu se në njërin nga lokacionet është gjetur edhe një armë zjarri me municion, për të cilën është iniciuar rast i veçantë në njësinë policore përkatëse.

Personi i dyshuar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe siç thuhet në njoftimin e policisë, me vendim të prokurorit kompetent është ndaluar për 48 orë./Klankosova.tv

The post Ndalohet një person për korrupsion dhe mashtrim në prokurim publik në Prizren appeared first on Klan Kosova.