Policia e Kosovës ka njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është ndaluar një grua, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e saj është gjetur një armë zjarri.
“Me datën 14.10.2025 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (në shkuarje) gjatë kontrollit tek gjërat personale si dhe në bagazhin e pasagjeres femër kosovare, nga zyrtarët e X-Rey-it është detektuar një armë zjarri. Policia e Kosovës kësaj informate i është përgjigjur menjëherë në vendngjarje, me ç’rast pas hapjes së bagazhit në prezencën e të dyshuarës është gjetur arma e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas njoftimit, ndaj të dyshuarës, me vendim të prokurorit kujdestar, është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!