E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeNdalohet një furgon në Viti, u sekuestruan mallra në vlerë të 5...

Ndalohet një furgon në Viti, u sekuestruan mallra në vlerë të 5 mijë eurove

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura dhe pa prejardhje.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se automjeti ishte me targa vendore dhe drejtohej nga një kosovar.

Mallrat, me vlerë mbi 5,000 eurove sipas çmimeve të tregut, u sekuestruan nga autoritetet doganore.

“Gjatë kontrollit, në automjet u gjetën mallra tekstil, pajisje elektronike, mbathje sportive, të gjitha pa prejardhje dhe pa fatura, përfshirë produkte të markave tregtare të mbrojtura, që dyshohet se janë të falsifikuara”.

“Hetimet e para kanë konstatuar se mallrat ishin transportuar përmes dy kompanive të postave të shpejta të cilat dyshohet se janë përdorur për dërgimin e paligjshëm të këtyre mallrave. Pasi pronari i automjetit nuk posedonte dokumentacion për mallrat, ai u shoqërua bashkë me automjetin në Terminalin Doganor në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u trajtuar nga Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

The post Ndalohet një furgon në Viti, u sekuestruan mallra në vlerë të 5 mijë eurove appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT