E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeNdalohet ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovë, shkak deklarata fyese ndaj UÇK-së

Ndalohet ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovë, shkak deklarata fyese ndaj UÇK-së

Ndihmësdrejtor i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Igor Popoviq, është ndaluar nga Policia e Kosovës në Bërnjak dhe po dërgohet në stacion për procedura të mëtejshme.

Lajmin për RTK-në e kanë konfirmuar zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas informacioneve, arrestimi i Popoviq ka të bëjë me një deklaratë të tij të mbajtur në Rahovec, ku ai ka përdorur gjuhë të ashpër kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë organizatë terroriste dhe duke krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu, në këtë deklaratë ai ka akuzuar institucionet ndërkombëtare për “dështim në drejtësi”, duke pretenduar se “autorët e krimeve ndaj serbëve nuk janë ndëshkuar asnjëherë”.

 

The post Ndalohet ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovë, shkak deklarata fyese ndaj UÇK-së appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT