Ndalohet kontrabandimi me çokollata në Kamenicë, vlera e tyre 2500 euro

Ndalohet kontrabandimi me çokollata në Kamenicë, vlera e tyre 2500 euro

Të mërkurën rreth orës 18:10, njësitet patrulluese nga Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje në bashkëpunim edhe me njësitë relevante policore kanë arritur që ta parandalojnë një rast të kontrabandës në fshatin Bugjenicë të Kamenicës.

Sipas njoftimit të PK-së, njësitë policore kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me drejtues dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kishin të ngarkuar mallra [çokollata], vlera orientuese e të cilave sipas çmimeve të tregut arrin rreth 2,500 euro (në sasi 4032 copë dhe 2240 copë) për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacionin e nevojshëm ligjor, transmeton Klankosova.tv.

Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rast për shkelje të ligjit “Kundërvajtje Doganore”, ndërsa mallrat e gjetura janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës.

The post Ndalohet kontrabandimi me çokollata në Kamenicë, vlera e tyre 2500 euro appeared first on Klan Kosova.