Ndalohen pajisje për transplant të flokëve në Aeroportin “Adem Jashari”

Ndalohen pajisje për transplant të flokëve në Aeroportin “Adem Jashari”

Në kuadër të kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në zonën e arritjes, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara, të cilat janë zbuluar gjatë skanimit të bagazheve të një udhëtari që po hynte në Kosovë.

Sipas Doganës, mallrat në fjalë përbëhen nga pajisje profesionale të përdorura për ndërhyrje estetike në fushën e transplantit të flokëve, duke përfshirë instrumente mjekësore, pajisje ndihmëse, materiale sterile, preparate për trajtim pas ndërhyrjeve dhe mjete të tjera përkatëse.

“Mallrat janë ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave përkatëse.Dogana e Kosovës rikujton se çdo qytetar dhe udhëtar ka obligim ligjor të deklarojë saktësisht mallrat që bart me vete në hyrje të territorit të Kosovës, ndersa mosdeklarimi i tyre përbën shkelje të ligjit dhe sjell pasoja ligjore”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

 

The post Ndalohen pajisje për transplant të flokëve në Aeroportin “Adem Jashari” appeared first on Klan Kosova.