Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar një aksion të gjerë për kontrollin e lodrave për fëmijë, duke përfshirë tregun e brendshëm dhe zonat doganore.
Si rezultat i inspektimeve në zonat doganore, janë ndaluar mbi 38,000 lodra për fëmijë, me vlerë prej rreth 100,000 euro, të cilat nuk përmbushnin kërkesat ligjore për sigurinë e produkteve dhe nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm për tregun e brendshëm, njofton Ministria e Industrisë.
Gjatë kontrolleve në tregun e brendshëm, inspektorët kanë sekuestruar edhe 2,547 lodra të tjera për fëmijë, të cilat janë konstatuar se nuk përmbushnin standardet e sigurisë.
“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut thekson se siguria e konsumatorëve, e në veçanti e fëmijëve, mbetet prioritet i pandashëm. Përmes këtyre aksioneve synohet që në treg të gjenden produkte të sigurta dhe në përputhje me standardet ligjore, duke kontribuar kështu në mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aksione të tilla edhe në të ardhmen, duke ftuar njëkohësisht operatorët ekonomikë të respektojnë plotësisht kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë për produktet që i vendosin në treg.”, thuhet tutje në https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid02sRHaQtBgwMudsTjFjJUFbimVaYLjCwKF1KEJkpBVsGtbh2ZN6RhEgpuncR51QC47l%26id%3D100083309650510&show_text=true&width=500“>njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


