Tuesday, April 7, 2026
spot_img
HomeLajmeNdalohen dy punonjës të Postës së Serbisë në veri për “shpërndarje të paligjshme”...

Ndalohen dy punonjës të Postës së Serbisë në veri për “shpërndarje të paligjshme” të dërgesave postare

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimin se si punonjës të Postës së Serbisë, kanë shpërndarë në mënyrë të paligjshme dërgesa postare.

Kështu e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali Petrit Fejza, shef i Operativës Rajonale në Mitrovicë të Veriut, duke shtuar se rastin e ka marrë nën hetim Njësiti i Krimeve Ekonomike.

Pas intervistimit, të ndaluarit janë liruar me procedurë të rregullt.

“Është e vërtetë, kemi pranuar informacion që dy persona po shpërndanin dokumentacione të ndryshme, vendime nga gjykatat, edhe ato prej shtetit të Serbisë. Policia i ka ndaluar, ka gjetur dokumentacion afër tyre, dhe ka mbetur që Krimet Ekonomike të hapin rast. Të njëjtit janë liruar me procedurë të rregullt,” ka konfirmuar Fejza.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT