Ndalohen dy persona nga Shkupi, dyshohen për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”

Ndalohen dy persona nga Shkupi, dyshohen për "shkaktim të rrezikut të përgjithshëm"

MPB Maqedoni njofton se dje (28.09.2025) në orën 12:30, oficerë policie nga SPB Shkup – Stacioni Policor Aerodrom privuan nga liria T.M. (23) dhe I.M. (26), të dy nga fshati Trubarevë, rajoni i Shkupit.

Siç thonë nga MPB, më herët një punonjës i komunës së Aerodromit raportoi se dy persona po digjnin kabllo në një park në bulevardin “Fevruarski pohod”, dhe pasi oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje, i gjetën dhe i privuan të dy nga liria”.


“Ata po mbahen në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet raport përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.