Ndahet nga jeta Nikollë Prekaj, kandidat për kryetar të Gjakovës

Ndahet nga jeta Nikollë Prekaj, kandidat për kryetar të Gjakovës

Një lajm i rëndë ka goditur sot komunën e Gjakovës, ku është bërë e ditur se ka ndërruar jetë Nikollë Prekaj, kandidatët për kryetar të kësaj komune.

Prekaj ishte kandidatë nga radhët e Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, njëherit edhe kryetar i këtij subjekti.


Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e tij në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të Kryetarit të PBKDSH. Ngushëllime të sinqerta familjes, farefisit dhe të gjithë anëtarëve të Ballit Kombëtar Shqiptar të Kosovës. Qoftë i paharruar kujtimi i tij dhe u prehtë në paqe!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/