E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizNdahet nga jeta nëna Zep, së cilës kriminelët serbë ia vranë burrin,...

Ndahet nga jeta nëna Zep, së cilës kriminelët serbë ia vranë burrin, dy djemtë e dy nipat

Sot, është ndarë nga jeta Nëna Zep, nga komuna e Lipjanit, e cila përjetoi dhimbje të madhe, por që nuk u përkul kurrë.

Ajo humbi bashkëshortin, dy djemtë dhe dy nipat nga duar kriminale të pushtuesit serb, por gjeti forcën për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë, transmeton klankosova.tv.

Për vdekjen e saj ka njoftuar kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili dhe e ndau ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e saj.

”Telegram ngushëllimi!
Sot, paska pushuar zemra e Nënës Zep, një nëne që përjetoi dhimbjen më të madhe, por që nuk u përkul kurrë. Nëna Zep humbi bashkëshortin, dy djemtë dhe dy nipat nga dora kriminale e pushtuesit serb por gjeti forcën për të kërkuar të vërtetën, për të zbuluar trupat e të dashurve të saj dhe për të kërkuar drejtësi.
Ajo nuk e jetoi dhimbjen në heshtje, por e ktheu atë në betejë për drejtësi dhe kujtesë. Sot, largohet nga kjo botë, por zëri dhe sakrifica e saj do të mbeten përjetësisht në zemrat tona dhe në historinë e Kosovës.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që ndanë dhimbjen dhe krenarinë për këtë grua të jashtëzakonshme.
U prehsh në paqe, Nënë Zep! Lavdi jetës dhe veprës tënde!
Imri Ahmeti”,

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498