Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar për ndarjen nga jeta të mjekut, Salih Bytyçi.
Dr. Bytyçi kishte përfunduar studimet për Mjekësi të Përgjithshme dhe ishte i specializuar në Mjekësi të Punës. Për shumë vite, ai u shërbeu qytetarëve të Suharekës, duke kontribuar në mënyrë të përkushtuar në fushën e tij.
Në njoftimin zyrtar, Oda e Mjekëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për humbjen e tij:
“Dr. Bytyçi, për vite me rradhë u shërbeu qytetarëve të Suharekës në lëminë përkatëse. Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!