Ndahet nga jeta ish-gjyqtari i njohur i basketbollit, Remzi Ramadani

news image

Ka ndërruar jetë ish-gjyqtari i njohur i basketbollit të Kosovës, Remzi Ramadani.

I ndjeri ishte pjesë e gjeneratës së sakrificës, duke kontribuar si gjyqtar si para ashtu edhe pas luftës, në një kohë kur sporti kosovar po kalonte nëpër sfida të mëdha.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë konfirmuar familjarët, të cilët njoftuan se varrimi do të bëhet nesër (e martë) në orën 13:00, në varrezat e Arbërisë, në Prishtinë.

Figura e Ramadanit do të kujtohet për kontributin e tij profesional dhe përkushtimin ndaj sportit të basketbollit në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/