Ndahet nga jeta ish-gjyqtari dhe vëzhguesi i basketbollit Remzi Ramadani

Ndahet nga jeta ish-gjyqtari dhe vëzhguesi i basketbollit Remzi Ramadani

Komuniteti i basketbollit në Kosovë është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-gjyqtarit dhe vëzhguesit të basketbollit, Remzi Ramadani.

Ramadani ishte një prej emrave më të respektuar në basketbollin kosovar, duke ndarë drejtësinë në parket në periudha të vështira, si para, ashtu edhe pas luftës. Ai u dallua për profesionalizmin dhe integritetin e tij, duke gjykuar në nivelin më të lartë.


Pas përfundimit të karrierës si gjyqtar, ai iu përkushtua rolit të vëzhguesit të basketbollit, duke dhënë kontribut të çmuar për zhvillimin e sportit dhe duke mbetur gjithmonë i lidhur me palestrat dhe lojën.

Remzi Ramadani

Me urtësinë dhe karakterin e tij, Remzi Ramadani u bë shembull për brezat e gjyqtarëve dhe sportdashësve, dhe kështu do të kujtohet gjithmonë. Ramadani njihej edhe si fans i madh i futbollit dhe klubit Prishtina, ku nuk mugonte pothuajse në asnjë ndeshje.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ramadani dhe gjithë komunitetin e basketbollit.

Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ramadani dhe gjithë komunitetin e basketbollit. Remzi Ramadani me urtësinë e tij ishte shembull për të gjithë, e kështu do të mbahet mend gjithmonë”, u shpreh kryetari i FBK-së, Arben Fetahu. /Telegrafi/