Ndahet nga jeta ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

news image

Ka ndërruar jetë sot aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Enver Petrovci.

Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë dhe konsiderohet një ndër figurat më të rëndësishme të skenës teatrore dhe kinematografike shqiptare. Karrierën e tij e nisi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, për ta vazhduar në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

Ai u bë i njohur në mbarë ish-Jugosllavinë falë roleve të shumta në teatrin “Ateljeja 212”, ku u vlerësua si një nga aktorët më të shquar të kohës.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Enver Petrovci riktheu fokusin e tij artistik në trojet shqiptare, duke kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në zhvillimin e teatrit dhe filmit në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë.

Lajmi për vdekjen e tij ka prekur thellë publikun dhe komunitetin artistik, të cilët kanë nisur të ndajnë mesazhe ngushëllimi dhe homazhe në nder të figurës së tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/