Ndahet nga jeta aktori Graham Greene, ylli i serialit “Dances with Wolves”

news image

Aktori i nominuar për Oscar, Graham Greene, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare pas një “sëmundjeje të gjatë”.

Greene luajti përkrah Kevin Costner në filmin fitues të çmimit Oscar të vitit 1990, “Dances With Wolves”, i cili mori 12 nominime dhe fitoi shtatë çmime, përfshirë atë për Filmin më të Mirë.

Filmi tregon historinë e Costner si një ushtar gjatë Luftës Civile që lidhet me një fis Sioux dhe përshtatet me mënyrën e tyre të jetesës. Greene u nominua për Aktorin më të Mirë Mbështetës për rolin e tij si Kicking Bird. Greene mbahet mend gjithashtu për rolet e tij në filmat “Maverick” (1994), “Die Hard With a Vengeance” (1995), “The Green Mile” (1999), “The Twilight Saga: New Moon” (2009) dhe “Molly’s Game” (2017), raporton ABC news, transmeton Sinjali.

Agjenti i tij, Michael Greene, lëshoi një deklaratë për ABC News pas vdekjes së aktorit, duke thënë se ai “e donte gjithçka që bënte për popullin e tij dhe për botën.” “Ai ishte një njeri i madh me Moral, Etikë [dhe] Karakter dhe do të mungojë përjetësisht. Të duam, vëllai im Greene. Zoti të bekoftë,” tha agjenti i tij.

Ai lë pas gruan e tij, Hilary Blackmore, vajzën, Lilly Lazare-Greene, dhe nipin, Tarlo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/