Qeveria në detyrë ka vendosur për ndarjen e 40 mijë eurove për dy familjet e zjarrfikësve që humbën jetën në krye të detyrës në vitin 2024.
“Do të ndajmë 40 mijë euro për mbështetje për dy familjet e zjarrfikësve familjes Osmani dhe Kaqunlimaj që humbën jetën në vendin e punës në vitin 2024. Pra, 20 mijë euro për familjen Osmani dhe 20 të tjera për familjen Kaqunlimaj”, tha kryeministri në detyrë Albin Kurti, raporton Eo, transmeton Klankosova.tv.
The post Ndahen nga 20 mijë euro për familjet e zjarrfikësve që humbën jetën në detyrë appeared first on Klan Kosova.