E martë, 15 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeNdahen 500 mijë euro: “Fast” tender për materialet e hemodializës (VIDEO)

Ndahen 500 mijë euro: “Fast” tender për materialet e hemodializës (VIDEO)

Janë bërë gati tri javë prej kur Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës po e furnizojnë donatorët me material shpenzues për dializë.

Duke qenë kështu, ka edhe telashe, sikur ndodhi mëngjesin e së hënës kur pacientët që kryejnë hemodializën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kodrën e Trimave, sinjalizuan se acetatet dhe bikarbonatet erdhën me vonesë.

Mungesë thonë se ka edhe të antikoagulanteve, siç është fraxiparina.

Klan Kosova kishte raportuar ekskluzivisht me 3 korrik se QKUK, spitalet rajonale dhe njësitë tjera po funksionojnë pa rezerva e stok të numëruar të këtyre produkteve jetike.

Ndonëse asnjë pacient nuk ka mbetur pa marrë trajtimin për dializë deri më tani, situata me mungesën e rezervave po u shkakton stres të shtuar profesionistëve shëndetësorë, sipas burimeve të televizionit.

Neglizhencën në lidhje me këtë çështje nuk e kuptojnë as familjarët e pacientëve.

Përkundër kësaj situate të krijuar, ShSKUK tek të premten e ka hapur tenderin emergjent për blerjen e materialit shpenzues. Operatorët ekonomikë patën afat t’i dorëzojnë ofertat e tyre deri mesditën e së hënës.

Vlera e kësaj kontrate është afro 500 mijë euro. Operatori fitues është i detyruar që ta bëjë shpërndarjen e këtyre produkteve brenda pesë dite nga dita e urdhër blerjes.

The post Ndahen 500 mijë euro: “Fast” tender për materialet e hemodializës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT