Nazmi Gripshi i papërmbajtshëm në Kazakistan, 15 gola deri tani

Nazmi Gripshi i papërmbajtshëm në Kazakistan, 15 gola deri tani

Nazmi Gripshi po përjeton një sezon fantastik në Ligën Premier të Kazakistanit, ku tashmë është golashënuesi më i mirë i kampionatit me 15 gola të realizuar.

Mesfushori shqiptar shkëlqeu sërish të dielën, duke udhëhequr Astanan drejt fitores 2-1 ndaj Okzhetpes, në kuadër të javës së 24-të.


Gripshi shënoi të dy golat nga pika e bardhë, në minutën e 5-të dhe të 81-të, përpara se të zëvendësohej me bashkëkombësin Driton Camaj.

Përveç 15 golave, 28-vjeçari ka kontribuar edhe me 6 asistime, duke u shndërruar në lider absolut të skuadrës.

Astana kryeson tabelën me 53 pikë, ndërsa Okzhetpes mbetet në pozitën e tetë me 32 pikë. /Telegrafi/