Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se ka nënshkruar sot një vendim të rëndësishëm që lidhet me Ushtrinë e Kosovës, pikërisht kur sot shënohet Dita e Forcës në vendin tonë.
Ai bëri të ditur se do të themelohet një komision ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe një laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës.
Për këtë çështje, Klankosova.tv ka dërguar pyetje në NATO për të marrë qëndrimin e tyre.
Por, Aleanca Veriatlantike nuk deshi të komentojë këtë vendim të Qeverisë së Kosovës.
“Ju referojmë te institucionet në Kosovë, për çdo koment”, ka thënë një zyrtar i NATO-s për Klankosova.tv.
Kurti ndërkaq, deklaroi sot se “një ushtri që për një kohë kaq të shkurtër është armatosur kaq shumë sa kjo e jona, ka nevojë për ta siguruar edhe garantuar operacionalitetin e plotë dhe qëndrueshmërinë në tërësi”. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>