E martë, 10 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeNATO në alarm: Rusia mund të sulmojë brenda 5 vitesh

NATO në alarm: Rusia mund të sulmojë brenda 5 vitesh

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë gati për të sulmuar vendet e Aleancës brenda pesë vitesh, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë një fjalimi në Londër në organizatën “Chatham House”, Rutte bëri thirrje për rritje të ndjeshme të shpenzimeve ushtarake nga ana e vendeve anëtare.

“Në terma të municioneve, Rusia prodhon në tre muaj atë që NATO e prodhon në një vit”, theksoi ai, duke shtuar se industria ushtarake ruse po përgatitet të prodhojë 1,500 tanke, 3,000 mjete luftarake dhe 2,000 raketa Iskander vetëm këtë vit. Rutte paralajmëroi se raketat ruse hipersonike mund të godasin kryeqytetet evropiane brenda pak minutash.

Ky paralajmërim vjen përpara një samiti të rëndësishëm në Hagë këtë muaj, ku do të rikthehet në skenën e NATO-s edhe presidenti amerikan Donald Trump. Rutte u përpoq të zbusë shqetësimet për një tërheqje të mundshme amerikane nga Europa, duke theksuar se përqendrimi i Uashingtonit drejt Azisë është “logjik”, por nuk do të lërë boshllëqe në aftësitë mbrojtëse të NATO-s në Evropë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT