Tuesday, January 13, 2026
spot_img
HomeLajmeNATO, EULEX dhe Policia e Kosovës realizojnë stërvitje të përbashkët

NATO, EULEX dhe Policia e Kosovës realizojnë stërvitje të përbashkët

Ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë kanë marrë pjesë në një stërvitje të përbashkët me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Policinë e Kosovës.

Ky ushtrim, i quajtur “Shpata e Artë 2025”, u bë i ditur nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM).

SIGURIA PËRMES PUNËS EKIPORE –  Ushtarë Shumëkombësh me Forcën e NATO-s në Kosovë – KFOR u trajnuan me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit dhe Policinë e Kosovës gjatë Ushtrimit #GoldenSabre2025 (Shpata e Artë 2025) , duke ndërtuar punën në grup dhe gatishmërinë për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë në Kosovë”, thuhet në një njoftim të EUCOM.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT