Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga radhët e PSD-së, Eliot Hashimi.
Haradinaj thekson se Eliot Hashimi ka perspektivë të qartë dhe guxim për të sjellë ndryshime pozitive, transmeton Telegrafi.
“Kam qejf me fol pak për këtë djalin Eliot Hashimin. E njoh që kur ka qenë fëmijë. Vjen prej një familje të mirë çlirimtare, me vlera të pastra. Është djalë që din me pranu kritikën, por edhe me ta thanë në sy kur nuk je mirë, e kjo është vlerë e rrallë. Ka perspektivë, ka guxim edhe s’e ka frikën me dalë përpara”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Më tej, ai ka pohuar se beson se Eliot Hashimi do të bëjë ndryshime për të rinjtë e Prishtinës.
“Unë besoj që ky djalë ka me e ba ndryshimin për të rinjtë e Prishtinës. Pa marrë parasysh partinë, unë e mbështes fuqishëm. Ju ftoj krejt juve me ia dhanë votën numrit 14 për Asamble në Prishtinë, në listën e PSD-së”, theksoi ai. /Telegrafi/