Napoli ka publikuar të martën mbrëma listën e lojtarëve të përzgjedhur nga trajneri Antonio Conte për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për edicionin 2025/2026.
Në listën e Contes nuk mungon kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili vazhdon të jetë një nga shtyllat e mbrojtjes së skuadrës.
Te kampioni i Italisë janë përfshirë edhe sulmuesit Rasmus Hojlund dhe Romelu Lukaku, si dhe Lorenzo Lucca, Noa Lang, Eljif Elmas, Kevin de Bruyne, Miguel Gutierrez dhe Sam Beukema.
Nga ana tjetër, Luca Marianucci, i transferuar për 9 milionë euro nga Empoli, dhe Pasquale Mzzocchi janë lënë jashtë për arsye teknike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!