Saturday, April 11, 2026
spot_img
HomeLajmeNait Hasani për presidentin: Xhavit Haliti mund të jetë figurë unifikuese (VIDEO)

Nait Hasani për presidentin: Xhavit Haliti mund të jetë figurë unifikuese (VIDEO)

Deputet i PDK-së, Nait Hasani në Info Magazina në Klan Kosova, ka thënë se Kosovës aktualisht i nevojitet një kandidat unifikues për postin e presidentit.

Ai tha se anëtari i kësaj partie, Xhavit Haliti, mund të jetë një nga këto figura, që sipas tij do t’i merrte edhe votat e LVV-së.

“Mendoj që nga ata që mundet më përballu dhe me qenë unifikues është Xhavit Haliti, besoj që mund të marrë edhe votat e VV-, sepse ka qenë  kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka qenë deputet, nuk ka ngatërresa nga subjektet e tjera, e shoh si një figure politike e angazhuar e hershme”, ka thënë Nait Hasani.

Ai tha gjithashtu se ky është propozimi tij, ndërsa jo i PDK.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT