Thursday, February 26, 2026
spot_img
HomeLajmeNagip Krasniqi paraqitet sot sërish para gjykatës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Nagip Krasniqi paraqitet sot sërish para gjykatës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do të paraqitet përsëri sot para gjykatës.

Në Gjykatën e Prishtinës, ai do të përballet me akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila e akuzon për shkaktimin e një dëm të madh, prej 3 milionë eurosh, për KEK-un, për shkak të tregtimit të energjisë elektrike me kompaninë sllovene “Holding Slovenske Elektrane”, e cila nuk kishte licencë për të operuar në Kosovë.

Nga ana e tij, Krasniqi ka deklaruar disa herë para trupit gjykues se është i pafajshëm.

Seanca pritet të fillojë nga ora 9:30.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT