E hënë, 30 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeNagavci përuron çerdhen e re publike në Prizren

Nagavci përuron çerdhen e re publike në Prizren

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar sot për hapjen e një çerdheje të re në lagjen Ortakoll të Prizrenit.

“Çerdhe me kushte infrastrukturore moderne, me ambiente të ngrohta për më të dashurit tanë, fëmijët”, tha Nagavci në një njoftim në Facebook.

Ky investim i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), me vlerë 563,758.40 euro, ka kapacitet për të pritur deri në 160 fëmijë, transmeton Klankosova.tv

Nagavci po ashtu njoftoi se pas këtij përurimi, do të vazhdohet me projekte të tjera në Malishevë, përfshirë përurojën e shkollës në fshatin Dragobill dhe ndërtimin e çerdhes në fshatin Bellanicë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT