Nagavci pas vizitës në Qendrën e Studentëve: Kushtet të mira, çmimet simbolike

news image

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka vizituar sot Qendrën e Studentëve të  Universitetit të Prishtinës,  në ditën që është shpallur konkursi për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2025/2026.

Nagavci ka thënë se kushtet në këtë qender janë të mira, ndërkaq çmimet janë simbolike. Negavci tha se konkursi do të jetë i hapur për 4 mijë studentë.

“Sot jenë në vizitë në Qendrën e Studentëve, në ditët kur do të shpallet dhe konkursi për pranimin e studenteve të rinjë nga sot deri në datën 20 . Konkursi do të hapet për pranimin e 4 mijë studentëve, qëndrimi i plotë, fjetje dhe ushqimi. Qendra ka potencuat për të ofruar dhe  për 1500 studentë mundësi që të ushqehen në kuader të qendrës. Kushtet janë shumë të mira, qendra i ka bërë përgatitje e nevojshme. Prej këtyre  4  mijë studentëve që do të pranohen, 70 për qind prej tyre janë kapacitete për vajzat që do të regjistrohen si studente. Vlera e çmimit është  simbolike 20 euro për studentë pagesa mujore për qendrimin, ndërkaq 15 euro për shujtën”, tha Nagavci.

Ndryshe,konkursi do të jetë i hapur prej datës 15.09.2025 deri më datën 20.09.2025. Ndërkaq rezultatet për pranimin në qendren e studentëve do të bëhen publike me 26 shtator, ndërkaq nga 1 tetori do të fillojë vendosja e studntëve në konvikte.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/