E diel, 20 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeNagavci inaguron çerdhen e re publike në Korenicë të Gjakovës

Nagavci inaguron çerdhen e re publike në Korenicë të Gjakovës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar sot për hapjen e një çerdheje të re publike në fshatin Korenicë të Gjakovës.

“Çerdhe me kushte infrastrukturore shumë të mira, me ambiente të ngrohta e me staf të përgatitur për më të dashurit tanë, fëmijët”, tha Nagavci përmes një postimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Ajo shtoi se ky nuk është investimi i vetëm në këtë fillim jave, pasi sipas saj pritet edhe përurimi i një salle të Edukatës fizike në shkollën “Zekeria Rexha” si dhe vendosja e gurthemelimit për ndërtimin e objektit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT