Saturday, March 21, 2026
spot_img
HomeLajme“Nafta pritet të rritet”, Rama paralajmëron ulje të akcizës me 20% nëse...

“Nafta pritet të rritet”, Rama paralajmëron ulje të akcizës me 20% nëse e kalon 220 lekëshin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar rritje të çmimit të naftës, duke bërë të ditur edhe masat që do të ndërmerren në rast të tejkalimit të një niveli të caktuar.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama deklaroi se nëse çmimi i naftës kalon vlerën prej 220 lekësh, do të ketë ulje me 20% të akcizës së karburantit.

“Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet të rritet edhe më tutje. Ndaj kemi vënë në lëvizje bordin e transparencës, e kemi përdorur edhe më parë. Po ashtu kemi marrë një vendim për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve do të ketë ulje me 20% të akcizës së naftës.”, tha Rama nga mbledhja e Asamblesë së PS.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT