Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar vendimin më të fundit lidhur me çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas këtij vendimi, çmimi më i lartë i lejuar për një litër naftë është 1.89 euro, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, një litër benzinë është përcaktuar të shitet deri në 1.47 euro, ndërsa çmimi maksimal për një litër gaz është 0.82 euro.
Qytetarët që hasin raste ku këto çmime nuk respektohen mund t’i raportojnë ato në adresën zyrtare të konsumatorit [email protected], si dhe në numrin pa pagesë 0800 11000./Klankosova.tv


