Gazetari Ardian Gaxherri ka reaguar ndaj mënyrës se si u shoqërua me propagandë qeveritare operacioni i FSK-së në liqenin e Ujmanit për kërkimin e trupit të 33-vjeçarit Rrahim Latifi.
Duke folur në “Kosova Today” në Klan Kosova, Gaxherri tha se ndërhyrja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë rast u shndërrua në një mjet për promovim politik, nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Çka duhet të theksohet është se kujt po don Qeveria e Kosovës me ja vërtetu prezencën e FSK-së në veri? Neve që jetojmë këtu? Neve na mjafton me pa uniformën e FSK-së dhe e dimë që FSK është prezente edhe në veri”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.
Ai kritikoi retushimin e fotografive të publikuara nga operacioni, ku automjetet e KFOR-it janë fshirë për të minimizuar rolin e tyre në terren.
“Vetëm dikujt që s’e di as ABC-në mundesh me ia shit një patriotizëm të tillë.
Një veprim i përdorur politikisht në atë formë, me ato fotografi skandaloze, na kushton shumë në arenën ndërkombëtare, sepse ende nuk jemi pjesë e NATO-s. Duhet të kemi kujdes”, theksoi Gaxherri.
The post “Na kushton në arenën ndërkombëtare” – thotë Gaxherri për politizimin e aksionit të FSK-së në Ujman (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.